“Pianon nuk e doja”, sopranoja Tullumani tregon si u bë pjesë e botës së muzikës

schedule10:13 - 26 Janar, 2024

schedule 10:13 - 26 Janar, 2024

Sopranoja, Ramona Tullumani ka bërë një rrëfim për jetën dhe karrierën e saj në emisionin “Pas Mesnate”, në ekranin e ABC News.

Ajo është ndalur te fëmijëria, duke zbuluar se si i nisi dashuria për muzikën. Ramona ka treguar se ishin pikërisht prindërit, ata që e shtynë për të studiuar pianon, derisa ajo gjeti dashurinë e saj më të madhe, atë të të kënduarit.

“Muzika për mua është një nga gjërat më të rëndësishme të jetës sime. E kam nisur herët që 6 vjeç me pianon. Më duket sikur kam gjithë jetën që merrem me këtë profesion, me muzikën. Por do thosha që dashuria ime më e madhe ka qene gjithmonë e kënduara. Pianon nuk e doja kaq shumë, pavarësisht se prindërit e mi thoshin se duhet të studiosh patjetër, sepse të bën shumë mirë. Derisa unë zbulova dashurinë time më të madhe, që është e kënduara. Gjithmonë e kënduara lirike, më ka pëlqyer gjithmonë opera”, u shpreh sopranoja e njohur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!