Është dita e diplomimit për një pianiste të re. Një koncert recital si temë diplome ku duartrokitjet e publikut bëjnë vlerësimin me notë bashkë me pedagogun. Për 17-vjeçaren Lidia Cane ky nuk është koncerti i parë. Ajo ka marre pjesë në evente të ndryshme muzikore dhe gjithmonë e ka fituar një çmim.
Ishte 5 vjeç kur luajti për herë të parë në piano. Çdo dite të jetës së saj që prej asaj moshe, Lidia është ushtruar për më shumë se 6 orë në piano. Një displinë e rreptë, por e nevojshme për të arritur zotërimin e një instrumenti muzikor të ndërlikuar siç është pianoja
Një artiste e re, e afirmuar tashmë, Lidia tregon se pianoja nuk është dashuria e saj e vetme, madje asaj i është dashur të zgjedhë mes të dyjave, pikturës dhe pianos. 17-vjecarja është e sigurtëe për zgjedhjen që ka bërë dhe tani nuk do ta kuptonte dot të ardhmen e saj pa pianon.
Me një vizion të qartë për të ardhmen, duke mësuar dhe ndjekur mjeshtrat e e tastierës bardh e zi, Lidia pret të nisë një rrugëtim të ri, ketë herë për të vazhduar studimet e larta për piano. Lidia është arsimuar në shkollën e mesme profesionale Jakov Xoxa se bashku me vëllain Ergi Cane, i cili tani studion për piano jashtë shtetit.

