Pfizer do të furnizojë me 100 milion doza shtesë Bashkimin Europian.
Në një deklaratë, Pfizer pritet të furnizojë BE-në me 600 milionë doza gjatë vitit, i cili mbulon dy të tretat e popullsisë së BE-së dhe përfaqëson marrëveshjen më të madhe të furnizimit. Thierry Breton, komisioneri i BE-së përgjegjës për fushatën e vaksinimit, tha të dielën se BE kishte besim te BioNTech / Pfizer për shkak të furnizimeve të tyre të vazhdueshme.
Breton tha për BFM TV se kompanitë “duhej të dorëzonin 60 milion doza në tremujorin e parë dhe na siguruan 68 milion doza. Ndërsa ne prisnim gjatë tremujorit të dytë 190 milion vaksina, kompania na furnizoj me 240 milion doza”.
Zyrtari gjithashtu përmendi vështirësitë e furnizimit me AstraZeneca.
“Kontrata për furnizimin me AstraZeneca ishte e para që u nënshkrua në gusht të vitit 2020 dhe 120 milion doza janë porositur për tremujorin e parë dhe 180 milion për tremujorin e dytë. Në vend që të na shpërndanin 120 milion doza në tremujorin e parë, ata na dorëzuan vetëm 30 milion doza “, tha Breton.
Megjithatë, zyrtari përsëriti këshillën e Agjencisë Europiane të Barnave se “përfitimet e AstraZeneca – dhe në përgjithësi të vaksinave adenovirus, tejkalojnë rreziqet e sëmundjes”./abcnews.al