Pfizer dhe BioNTech, bashkë për një tjetër vaksinë

schedule15:41 - 5 Janar, 2022

schedule 15:41 - 5 Janar, 2022

Pfizer dhe BioNTech do të zhvillojnë një vaksinë të re mRNA, këtë herë kundër herpesit, e cila prek kryesisht të moshuarit. Bashkëpunimi i ri midis dy kompanive farmaceutike pritet të konkurrojë me vaksinën ekzistuese të herpesit nga GlaxoSmithKline (GSK) dhe Sanofi Pasteur.

Në mesazhin e bashkëpunimit, përmes Twitter-it, thuhet se kompania farmaceutike amerikane do të kontribuojë në kërkimin e antigjeneve, ndërsa BioNTech do të sigurojë teknologjinë ekskluzive mRNA. Shumë prodhues të vaksinave po investojnë në teknologjinë mRNA, e cila rezultoi efektive gjatë pandemisë, për të modifikuar vaksinat ekzistuese me efikasitet të ulët si gripi ose sëmundje të tjera për të cilat nuk ka vaksinë.

Sipas të dhënave, 1.2 milionë persona preken nga herpesi  në Shtetet e Bashkuara çdo vit.

Kjo është marrëveshja e tretë mes dy kompanive pas gripit dhe Covid-19.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!