Pfizer, 100% efektive te grupmoshat 12 deri në 15 vjeç

schedule14:49 - 22 Nëntor, 2021

schedule 14:49 - 22 Nëntor, 2021

Sipas të dhënave të fazës së fundit, vaksina Pfizer ka siguruar mbrojtje afatgjatë kundër Covid te adoleshentët midis moshës 12-15 vjeç,  Dy doza të vaksinës rezultuan 100% efektive kundër Covid-19, sipas një deklaratë të kompanisë.

Të dhënat afatgjata mbështesin kërkesat për miratim të plotë nga rregullatorët e vaksinave për këtë grupmoshë në SHBA dhe në mbarë botën. Pfizer dhe BioNTech pritet të kërkojnë miratimin për një dozë 30 mikrogramësh të vaksinës për personat mbi 12 vjeç.

Vaksina u miratua në maj nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për përdorim urgjent tek personat e moshës 12-15 vjeç dhe në gusht u miratua plotësisht për përdorim te personat e moshës mbi 16 vjeç.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!