Pezullohet prezantuesi i njohur i BBC-së, pagoi një adoleshente për foto intime

schedule16:00 - 8 Korrik, 2023

schedule 16:00 - 8 Korrik, 2023

Një prezantues i njohur i rrjetit shtetëror britanik BBC është pezulluar nga transmetimet pas akuzave skandaloze se ka paguar një vajzë adoleshente për foto seksuale rreth 30 000 paund.

Prezantuesi po përballet tashmë me hetime për pagesat ndaj asokohe 17-vjeçares në këmbim të imazheve seksuale, teksa tashmë nëna e viktimës thotë se paratë e dërguara nga personi publik e reja i kishte përdorur për varësinë nga kokaina dhe tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rrjeti BBC thotë se për momentin prezantuesi nuk do të shfaqet në ekran dhe raportohet se po merren në konsideratë pretendimet.

“Një herë ai i kishte dërguar 5,000 paundë njëherësh. Paratë ishin në këmbim të fotove seksuale të fëmijës tim”, dëshmonte nëna e zemëruar e vajzës për të përditshmen The Sun.

Adoleshentja që mbetet aktualisht e paemëruar, raportohet se ishte kthyer nga një fëmijë i lumtur, në një të droguar “pa asnjë ndjesi” brenda disa viteve prej abuzimit të personazhit të njohur.

Mediat raportojnë se familjarët e viktimës ishin paraqitur në BBC më 19 maj dhe i ishin lutur institucionit të taksapaguesve britanikë t’i kërkonin këtij personi të mos dërgonte më para.

“Unë fajësoj BBC që ky burrë ka shkatërruar jetën e fëmijës tim,” tha një prej familjarëve.

Mesazhet kishin nisur prej vitit 2020 kur abuzuesi prezantues i BBC dërgonte foto të tij nga vendi i punës në këmbim të fotove të adoleshentes.

Një zëdhënës i BBC tha për rrjetin Mirror: “Ne i marrim shumë seriozisht akuzat dhe kemi një proces për trajtimin e tyre. Do të flasim me të gjithë ata që na kanë kontaktuar për të kuptuar sa më mirë situatën”.

Hetimi vijon.

/abcnews.al