Pezullohet në disa pjesë të Gjermanisë vaksinimi me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

schedule15:27 - 30 Mars, 2021

schedule 15:27 - 30 Mars, 2021

Berlini ka pezulluar vaksinimin me AstraZeneca për për qytetarët që janë nën 60 vjeç. Vendimin e bëri të ditur ministrja lokale e shëndetësisë, ndërsa shtoi se pezullimi është bazuar në të dhëna rreth efekteve të mundshme anësore.

Dilek Kalayci shtoi po ashtu se do të ketë deklarata të tjera nga ministrat rajonalë të shëndetësisë rreth përdorimit të AstraZeneca-s, të martën mbrëma.

Shteti fqinj i Berlinit, Brandenburg ndaloi po ashtu administrimin e vaksinës tek personat nën 60 vjeç, sipas raportimeve të transmetuesve lokalë. Po ashtu, edhe Munich raportohet ta ketë ndaluar vaksinën për këtë grupmoshë.

Kujtojmë se grupet e spitalit shtetëror të Berlinit Charite dhe Vivantes ndaluan sot vaksinimin e personelit femëror nën moshën 55-vjeçare me AstraZeneca pas disa rasteve të një çrregullimi të rrallë të gjakut në tru. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!