Moti i keq ka mbërthyer qytetin bregdetar të Vlorës. Disa varka të vogla peshkimi janë përmbytur në det.
Rreth pesë varka janë mbytur në zonën e plazhit të vjetër ku qëndrojnë zakonisht. Për pasojë erërat e forta kanë sjellë dallgë të mëdha në det. Për shkak te motit te keq lundrimi detar në Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të diel./abcnews.al