Pezullohen të gjitha veprimtaritë në Gjykata, KLGJ jep detajet për shërbimet gjyqësore

schedule14:00 - 10 Mars, 2020

schedule 14:00 - 10 Mars, 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin e të gjitha veprimtarive në Gjykata, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në njoftimin bërë publik për mediat bëhet e ditur se ky vendim i institucionit vjen pas mbylljes edhe të institucioneve arsimore me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019.

Vendimet e KLGJ:

-Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur Covid-2019.

-Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari.

-Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, të pandehurit, ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre.

-Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.

-Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, të jetë për një periudhë 2 (dy) javore nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

-Kryetarët e gjykatave ngarkohen të marrin të gjithë masat për zbatimin e këtij vendimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!