Pezullohen operacionet në spitalin Al-Shifa pas ndërprerjes së energjisë elektrike  

schedule12:26 - 11 Nëntor, 2023

schedule 12:26 - 11 Nëntor, 2023

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi, Ashraf al-Kidra, tha se operacionet në spitalin Al-Shifa, më i madhi në enklavën palestineze, u pezulluan sot ndërprerjes së energjisë elektrike dhe mbarimit të karburantit.

“Si rezultat, një foshnjë e porsalindur vdiq në inkubator, ku janë 45 foshnja”, tha Al-Kidra për Reuters.

Zëdhënësi vuri në dukje se situata është më e keqe nga sa mund ta imagjinojë kushdo sepse spitali Al-Shifa është i rrethuar plotësisht dhe shumica e ndërtesave të kompleksit mjekësor janë në shenjestër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!