Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë

schedule11:29 - 22 Korrik, 2021

schedule 11:29 - 22 Korrik, 2021

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë janë pezulluar nga puna, raporton Gazeta Express.

Nga informacionet e para zyrtarët e pezulluar dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrim në detyrë dhe marrje ryshfeti.

Ndërsa për rastin nga Ministria e Bujqësisë i thanë Express se pas pak do të dalin me një komunikatë për media.

Kujtojmë se deri më tani nga kjo Ministri janë prangosur dhjetëra zyrtarë nën dyshimet për keqpërdorime me subvencione.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!