Pezullohen disa nga lundrimet Durrës-Bari, shkak moti i keq

schedule17:54 - 5 Shkurt, 2020

schedule 17:54 - 5 Shkurt, 2020

Autroriteti Portual i Durrësit ka pezulluar 2 udhëtime për shkak të motit të keq.

Janë pezulluar udhëtimet e linjës Durrës – Bari i tragetit “Bari” gjithashtu dhe linja Durrës-Bari e tragetit “AF Marina” .

Këto udhëtime ishin parashikuar të niseshin mbrëmjen e sotme rreth orës 23.00 por për shkak të kushteve të këqija atmosferike këto 2 udhëtime nuk mund të kryhen.

Agjencitë e lundrimit kanë njoftuar tashmë pasagjerët për këto ndryshime dhe do të njoftohet përsëri për udhëtimin pasi situata të kthehet në normalitet.

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:

“Njoftim mbi pezullimin e përkohshëm të lundrimeve drejt Portit të Barit.

Si pasojë e mbylljes së përkohëshme të Portit të Barit, për shkak të situatës së motit, ju bëjmë me dije se tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit, pezullojnë përkohësisht lundrimin drejt këtij Porti.

Konkretisht:

Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari;

Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari;

, parashikuar për t’u nisur nga Porti i Durrësit rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme, kanë anulluar lundrimin, si pasojë e situatës së motit

Agjencitë lundrimore kanë bërë njoftimin e të gjithë pasagjerëve për këto ndryshime, deri në një njoftim të dytë për rikthimin në normalitet.

Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur pa problem drejt destinacionit, sot në orën 17:00, pasi situata në këtë Port paraqitet më e qetë.

Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për vonesat e krijuara”, thuhet në njoftim./abcnews.al