Pezullohen 6 efektivë policie/ AMP: Shpërdoruan detyrën, nuk asgjësuan një mijë bimë kanabisi

schedule19:42 - 27 Nëntor, 2024

schedule 19:42 - 27 Nëntor, 2024

Gjashtë efektivë policie janë pezulluar nga AMP në rajonin Shkodër-Lezhë për shpërdorim detyre.

Nga hetimet disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër.

Efektivët e pezulluar:

Nënkomisar A.B., me detyrë Ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër.

Inspektor S.K., me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Inspektor Z.D., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Inspektor K.L., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Nënkomisar GJ.M., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht Zv/Shef Seksioni/Specialist në Seksionin Special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.

Inspektor F.L., me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër./abcnews.al