Pezullimi me 5 ndeshje, Disiplina hedh poshtë kërkesën e Ndreut

schedule18:57 - 25 Maj, 2021

schedule 18:57 - 25 Maj, 2021

Ramazan Ndreut nuk i ulet dënimi nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës. Trajneri i Kastriotit kishte bërë kërkesë dhe sot ka dalë vendimi.

FSHF në faqen zyrtare shkruan se Komisioni i Disiplinës dhe Etikës vendosi për “Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit te K.S Kastrioti z.Ramadan Ndreu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”. Ndreu ishte dënuar pas ndeshjes me Tiranën me 5 ndeshje.

Ai ka shlyer 3 prej ndeshjeve dhe priste amnisti. Ndreu ka një mënyrë për të qenë në stol nesër kundër Kukësit.

Krutani mund ta shlyejë pjesën tjetër të dënimit, duke paguar gjobën prej 2 milion lekësh. Kjo parashikohet nga rregullorja dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!