Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pezullimi i zëvendës kryeministres/ Brizida Gjikondi: Ndryshimet ligjore, të pakonsultuara

schedule20:32 - 16 Shkurt, 2026

schedule 20:32 - 16 Shkurt, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, por ka qenë ai i cili ia ka refuzuar.

Sipas Ramës, dorëheqja e parë është dorëzuar kur ndaj saj u ngrit akuza, e dyta pas pezullimit të parë nga detyra dhe e treta pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori një vendim për padinë e saj.

Juristja Brizida Gjikondi tha se ndryshimet në Kodin Penal janë të pakonsultuara dhe në vende të tjera ka referendum për këto raste.



“Edhe ajo që tha për Ballukun, për dorëheqjen, e kishim idenë që ka ndodhur; mendoj që është përdorur më shumë nga Rama politikisht sesa si xhest. Rama ka më shumë hallin e tij, ka arrogancë e pushtetarit që gjërat ndodhin kur them unë. Dhe tani drejtorja juridike e AKSHI-së është motra e Ergys Agasit. Tregon një qasje prepotente të Ramës në raport me pushtetin.

Janë ndryshime të çuditshme, të pakonsultuara me aktorë të tjerë: dhomat penale, gjykata, fakulteti i drejtësisë, SPAK. Të prekësh Kodin Penal bëhen edhe referendume jashtë vendit. Ndryshe, është pezullimi i individit dhe funksionit; individit është një masë e përkohshme me periudhë 3 mujore. Jo vetëm Balluku, por edhe personazhe të tjerë të qeverisë, nuk besoj se ka qenë diçka personale në fshehtësinë e qeverisë; ka një shtrirje më të madhe. Shqipëria nuk e ka luksin të bëjë këto karshillëqe.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!