Pezullimi i takimeve me familjarët: Trazira në 27 burgje të Italisë, 6 viktima e dy policë të marrë peng

schedule13:57 - 9 Mars, 2020

schedule 13:57 - 9 Mars, 2020

Masat e marra në burgje kanë bërë që në Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi të krijohen trazira të tjera.

Sipas raportimit të mediave vendase, ndalimi i takimeve me të afërmit ka bërë që disa të burgosur të ngriheshin në revoltë. Trazira ka pasur në 27 burgje të vendit.

Deri më tani, si pasojë e trazirave të krijuara kanë humbur jetën 6 persona, tre prej tyre nga Modena. Në Pavia u rrëmbyen dy oficerë policie, pasit të burgosurit kishin arritur që të vidhnin një palë çelësa. Me marrjen e çelësave ata kanë liruar një numër të madh të burgosurish të tjerë.

Disa nga të burgosurit u ngjitin edhe nëpër çati ku edhe izoluan veten ndërsa negocionin me ndihmës prokurorin nga Pavia Mario Venditti. /abcnews.al

https://www.facebook.com/blitzTVit/videos/3591960877512253/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!