Pezullimi i Rektorit Mynyr Koni, dekanët: E vonuar

schedule13:32 - 15 Prill, 2019

schedule 13:32 - 15 Prill, 2019

Dy ditë pas pezullimit të Mynyr Konit nga posti i Rektorit të Universitetit të Tiranës, dekanët e 4 falkulteteve të këtij universiteti dolën në një deklaratë të përbashkët për mediat.

Rektori i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, u shpreh se shkeljet e bëra më parë nga universiteti nuk mund të kompensohen. Megjithatë sipas tij me pezullimin e Konit, Universiteti i Tiranës do të ketë vetëm progres.

“Zgjidhja e problemit është e vonuar. Shkeljet e bëra nga Rektorati i UT nuk mund të justifikohen. Sa pozitive është kur institucioni që mëson të tjerët si duhet të sillen, do fillojë të sillet vetë në mënyrë të ligjshme. Kam bindjen që do kemi vetëm progres dhe angazhim për të kompensuar gjithë këto deficensa që kemi pasur në gjithë këtë kohë”, tha Kule.

Ndërkohë nga ana tjetër, Dekani i Fakultetit të Juridikut, Artan Hoxha u shpreh pezullimi i Konit nga ana ministres siguron autonominë e universiteteve. Aktin e Shahinit, ai e sheh si të përgjegjshëm.

“Nuk është mirë për Institucionet e Arsimit të Lartë që të ketë ndërhyrje në administrimin e tyre apo në vendimmarrje që kanë të bëjnë për pasoja që vijnë për drejtimin. Është mirë që nëse gjërat nuk funksionojnë siç duhet e keqja të ndërpritet. Një nga mënyrat që ka përcaktuar Ligji i Arsimit të Lartë është se Rektori mund të pezullohet me urdhrin e ministrit nëse është në shkelje. Ka më shumë se disa muaj që ka një raport në lidhje me gjetjet për kontrollin e zbatimit të ligjit. Është e vonuar Ministria e Arsimit në nxjerrjen e përfundimit final të këtyre gjetjeve.

Ajo që ministrja ka urdhëruar ne e vlerësojmë në përputhje të plotë me Kushtetutën, me ligjin, me statutin e UT dhe nuk ndërhyn në autonominë e universiteteve. Ajo që është caktuar janë shkelje të theksuara në shkelje të Ligjit të Arsimit të Lartë. Janë marrë kompetenca të administratorëve të institucioneve. Janë nënshkruar kontrata financiare nga Rektori i UT që nuk ka kompetencë. Kjo do të thotë që autonomia garantohet kur ata që shkelin ligjin marrin dhe përgjegjësitë për shkeljet e tyre. Ne mendojmë se kjo që u ndërmor ishte një akt përgjegjësie. Konsideroj se ky është një veprim që do ta ndihmojë UT, i vili sot që flasim nuk ka një sistem të vetin elektronik në shërbim, për ata që kërkojnë informacione”, tha Hoxha.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, pezulloi nga detyra Rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni më 13 Prill. Sipas saj, ai ka penguar zbatimin e ligjit të arsimit të lartë.

Gjatë kohës që Ministria e Arsimit ka monitoruar zbatimin e ligjit të arsimit të lartë në Universitetin e Tiranës, Shahini tregoi se janë gjetur një sërë shkeljesh për të cilat janë lënë një sërë detyrash, të cilat Rektori Koni nuk i ka zbatuar. Në vend të tij, ministrja Shahini ka komanduar Bernard Dostin/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!