Pezullimi i fondeve evropiane/ Agjencia OLAF heton rregullisht vendet kandidate por edhe anëtare të BE-së

schedule19:23 - 22 Korrik, 2023

schedule 19:23 - 22 Korrik, 2023

Në 5 vitet e fundit Zyra Europian Anti-Mashtrim e njohur si OLAF ka hapur 36 raste hetimi në vendet e Ballkanit perëndimor sa i përket shpërdorimit apo parregullsive të evidentuara me fondet europiane në vendet ku janë dhënë këto fonde.

Sipas raportit të vitit 2022, që është publikuar nga OLAF, në mesin e 36 hetimeve mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, gjysmat janë të lidhura me fondet e dhëna për Maqedoninë e Veriut, ose e thënë ndryshe 18 raste hetimit.

Në vend të dytë renditet Serbia me 9 hetime të hapura ndaj saj ndërsa deri më tani janë paraqitur 4 rekomandime për Beogradin zyrtar. Mbi Bosnje-Hercegovinën janë hapur tre hetime zyrtare dhe janë depozituar dy rekomandime.

Në Raportin e Zyrës Europian anti-mashtrim për vitin 2023 përfshihet edhe Kosova me tre raste hetimi dhe një rekomandim. Sa i përket Shqipërisë ka dy raste hetimi, përfshirë këtu edhe rasti I vitit 2021 sa i përket fondeve në Bujqësi ndërsa në Mal të Zi ka vetëm hetim të hapur.

Në këtë raport të OLAF sa i përket vendeve anëtare të Bashkimit Europian prej tre vitesh hetimet më të mëdha po kryhen në Itali ndërsa pas saj vijnë Polonia dhe Hungaria që dyshohet se kanë shpërdoruar fondet e dhëna për bujqësi. Raporti i Zyrës Europiane anti-mashtim është mbyllur me 255 raste të investiguara si dhe me 275 rekomandime.

Olaf është një ndër dy agjencitë europiane që investigojnë në mënyrë të drejpërdrejtë sesi shpenzohen fondet komunitare së bashku me Anti –Fraud Cordination Service Unit.

Zyra Europiane anti – mashtrim mund të mbyllë hetimet e saj pa fajtorë ndërsa në rastet kur verifikohen abuzime me fondet e Bashkimit Europian janë agjencitë ligjzbatuese në vendet përkatëse që vendosin mbi përgjegjësite penale ndaj zyrtarëve të përfshirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!