Ukraina ka premtuar rritje të fondeve për linjat ajrore në një përpjekje për të mbajtur hapësirën e saj ajrore të hapur për fluturimet komerciale, sipas një deklaratë të kryeministrit të vendit. Sipas Denys Shmygal, qeveria do të shpërndajë 420 milion paund për të garantuar vazhdimin e fluturimeve përmes hapësirës së saj ajrore.
“Ky vendim do të stabilizojë situatën dhe do të garantojë rikthimin në Ukrainë të qytetarëve tanë që ndodhen aktualisht jashtë vendit”, tha ai, pa specifikuar se si do të ndahen fondet.
Ky vendim vjen nga frika e pezullimit të fluturimeve, për shkak të krizës që ka përfshirë vendin. Linja ajrore holandeze KLM tha të dielën se do të pezullonte fluturimet për në Ukrainë dhe linja ajrore gjermane Lufthansa tha se po mendonte të ndiqte të njejtin shembull.
/abcnews.al