Pezullimi i fluturimeve, Rama akuza Metës: Je një nga dy nxitësit, kërkoni rrëzimin e shteti

schedule14:36 - 7 Prill, 2021

schedule 14:36 - 7 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj Presidentit, Ilir Meta lidhur me bllokimin e të gjithë fluturimeve nga aeroporti i Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve ajror të “AlbControl”.

Rama shkruan se Presidenti Meta është një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje ku sipas tij janë në kërkim për rrëzimin e qeverisë e të vetë shtetit.

“Ilir, dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë! Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit! T’i harrosh të dyja!” shkruan Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!