Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pezullimi i dialogut me SHBA/ Rafuna: Më e keqja që mund t’i ndodhte Kosovës që prej vitit 1999

schedule14:27 - 15 Shtator, 2025

schedule 14:27 - 15 Shtator, 2025

PRISHTINË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të “shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë”.

Në një njoftim të lëshuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, thuhet se “veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ftuar në “Money Report” tha se ky mund të cilësohet si  zhvillimi më i keq, që i ka ndodhur Kosovës që prej luftës së vitit 1999.

Ai theksoi se ky veprim i SHBA-së ka ardhur për shkak të politikave jomiqësore, të ndërmarra nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Po ashtu, Rafuna theksoi se Albin Kurti ka shkatërruar klimën e të bërit biznes, ku shumë investitorët po mendojnë tërheqjen nga tregu i Kosovës.

“Është më e keqja që mund t’i ndodhte Kosovës prej vitit 1999. Ne kemi nevojë për investime amerikane. Këto politika qe kanë krijuar një politikë jo miqësore kanë ndikuar te investimet e huaja dhe po e vuajnë qytetarët.

Qeveria Kurti ka penguar përthithjen e investimeve të huaja. Kjo ka ardhur nga politika dhe gjuha e ashpër e Albin Kurtit.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!