Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pezullimi i Ballukut, “SPAK, vendim me ndikim të rëndë politik”, Beqiri: Provat janë mbledhur, s’mund të pezullohet se…

schedule20:52 - 27 Nëntor, 2025

schedule 20:52 - 27 Nëntor, 2025

Avokati Idajet Beqiri e cilësoi vendimin e SPAK sa i takon zëvendës kryeministres Balluku, si një vendim me ndikim të rëndë politik. Beqiri tha në studion e ‘Real Story’ se masat e pezullimit ndaj Ballukut nuk kanë pse të ndërmerren përsa kohë që provat janë marrë.

Më tej, Beqiri shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka pse e cilëson vendimin e SPAK si kushtetues, dhe akuza e cila rëndon ndaj Balluku dënohet nga 5 ditë në 3 vite burg.

“Neni 103 e Kushtetutës e ndalon kategorikisht SPAK të marrë një masë pezullimi nga detyra. Thotë se ministri për imunitet barazohet me të deputetin, mbaron kjo histori. SPAK nuk duhet ta bënte një vendim të tillë, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta thotë që është vendim kushtetues.

Kemi të bëjmë jo me një organ akuze, por me një kërkesë që hapur ka nuancat e një ndikimi të rëndë politik. SPAK kur nis një procedim penal e çon çështjen që kur të thotë je person në hetim, i ka mbaruar hetimet.

Derisa ti e çon në çështjen që po e regjistrove emrin e autorit si person në hetim do të thotë që hetimet kanë përfunduar. Në një situatë të tillë nuk ke pse i merr masat, sepse provat i ke marrë.

Po e regjistrove si person në hetim, i ke marrë të gjitha provat. Tani i thua ndalohet të dali jashtë shteti, por ke precendetin në Gjykatë Kushtetuese ku pasaporta të jepet por jo në korrupsion. Këtu kemi të bëjmë me një akuzë në ndikim në dhënie në tendera, nga 5 ditë në 3 vjet maksimale. “, tha avokati.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!