Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pezullimi i AstraZeneca në disa vende europiane nuk ishte “politikë”, por kujdes

schedule10:39 - 20 Mars, 2021

schedule 10:39 - 20 Mars, 2021

Nga John Lichfield

Agjencia Europiane e Barnave dha gjykimin e saj të enjten, duke thënë se AstraZeneca është efektive dhe e sigurt për t’u përdorur. Shumica e vendeve europiane që kishin pezulluar AZ do të rinisin vaksinimin brenda 2 javëve.

Por përkundër asaj që është raportuar nga disa vende – EMA nuk hodhi poshtë shqetësimet se dozat  mund të çojnë në çrregullime të mpiksjes së gjakut tek të rinjtë krejtësisht të shëndetshëm.

Agjencia tha se kishte prova të “një numri të vogël të rasteve të mpiksjes së gjakut,  të pazakonta, por shumë serioze” të lidhura me AZ. Sidoqoftë, EMA, arriti  në një “përfundim të qartë shkencor” se vaksina AstraZeneca ishte e sigurt. Përfitimet e mëdha tejkalonin rreziqet e vogla.

A gabuan qeveritë europiane që pezulluan shpërndarjen e vaksinës në fillim të javës?

Pauza do të ketë padyshim efekte anësore të rrezikshme në skepticizmin e vaksinës, dhe konkretisht ndaj AZ, në vendet europiane.

Nga ana tjetër, pezullimi në disa vende – në Norvegji, Gjermani, Austri dhe Itali mund të ketë pasur një efekt edhe më shkatërrues në opinionin publik.

Por edhe qeveritë ishin në një situatë të vështirë, Franca për shembull, ku kishte shumë pak efekte anësore të vaksinës, nuk donte të pezullonte programin e AstraZeneca i cili sapo kishte filluar.

Presidenti Emmanuel Macron u tërhoq nga vendimi i tij pasi një sërë vendesh si Gjermania, Holanda, Italia pezulluan vaksinën.

Franca është vendi më skeptik në botë për sa i përket vaksinimit.

Si mund të deklaronte Macron që vendi nuk do të pezullonte vaksinën kur shumica e vendeve europinane e kishin pezulluar.

Kjo u pasqyrua shumë pak në mediat britanike. Me disa përjashtime, se pikëpamja e MB ishte se BE po vepronte gabim ose kishte disa arsye të kota për të sulmuar vaksinat AstraZeneca sepse a) AZ është britanike ose b) AZ nuk kishte arritur të furnizonte BE-në me të gjitha dozat e premtuara.

Me fjalë të tjera, e gjitha ishte “politike”.

Në të vërtetë, ishte e kundërta. Politikanët të një numër qeverish europiane vendosën, me të drejtë ose gabimisht, që interesi i tyre politik – programi i vaksinave duhet   t’i hapë vendin konsideratave mjekësore dhe ligjore.

Vetëm Belgjika i qëndroi kësaj tendence. Qeveria belge tha se do të ishte “e papërgjegjshme” të ndërpritet shpërndarja e AZ, e cila do të shpëtojë mijëra jetë.

Ky ishte një vendim i guximshëm nga Belgjika.  

Mediat dhe qeveria e MB e kanë pohuar se nuk ka ndonjë lidhje të dukshme midis vaksinës AZ dhe mpiksjes së gjakut. Gjithashtu rasti i mpiksjes së gjakut të pacientët ishte më pak i zakonshëm në mesin e vaksinuarve në Britani.

Sipas një studimi norvegjez ekzistonte një lidhje e qartë midis vaksinimeve AZ dhe tre norvegjezëve që pësuan mpiksje të gjakut, njëri prej të cilëve vdiq. Të martën, ministria e shëndetësisë e Gjermanisë tha se kishte pasur shtatë raste të “trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) , duke shkaktuar 3 viktima, midis 1.6 milion milion gjermanëve që kishin marrë një dozë të vaksinës, raporton abcnews.al

Kjo ishte tre ose katër herë më e lartë se norma normale.

Revista Science raportoi se në pesë vende 13 njerëz të moshës 20 deri 50 vjeç kishin pësuar  mpiksje gjaku, numër të  ulët të trombociteve dhe gjakderdhje  të brendshme.

Shtatë kishin vdekur.

EMA dhe Belgjika kanë të drejtë. Nevoja për të vaksinuar sa më shpejt popullsinë kundër Covid është aq urgjente sa  problemet e  mpiksjes së gjakut janë  një rrezik që ia vlen të merret.

A ia vlen të rrezikosh jetën e të rinjve që janë gjerësisht të paprekshëm nga Covid për të mbrojtur jetën e  mijëra të moshuarve në nevojë?

Qeveritë europiane nuk kishin zgjidhje tjetër përveç se të pezullonin vaksinën  për të shqyrtuar provat.

Mënyra më e lehtë për të ushqyer skepticizmin në Francë – dhe ndoshta vendet e tjera të BE  është të krijohet përshtypja se vaksinimi është një politikë që nuk kujdeset për efekte anësore të mundshme ose aktuale.

Po, vendet e BE-së ndonjëherë janë më të rrezikshme se Britania..

BE duhet të gjejë një mënyrë për të marrë vendime jo pasi dëmi të jetë bërë.

Është e vërtetë se Presidenti Macron dhe të tjerët gabuan që akuzuan AstraZeneca në të kaluarën. Po, frika nga mpiksja e  gjakut do të shkaktojë skepticizëm më të madh të vaksinës  në BE për një periudhë kohë.

Por që Britania të kritikojë  BE-në duke e quajtur lojë politikë pezullimin e vaksinës  është marrëzi dhe e rrezikshme. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!