Petro Koçi: Pas aprovimit të Kushtetutës, reforma në drejtësi mbetet më e rëndësishmja përgjatë gjithë tranzicionit

schedule21:04 - 7 Nëntor, 2024

schedule 21:04 - 7 Nëntor, 2024

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi e cilësoi reformën në drejtësi si reformën e dytë më të rëndësishme që ka bërë Shqipëria përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit në këto vite.

“Pas aprovimit të Kushtetutës, unë mendoj se reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme në gjithë historinë e ndryshimeve të reformave që ka pësuar Shqipëria në këto tranzicione”, u shpreh ai.

I pranishëm në studion e emisionit të “Real Story”, Koçi u shpreh se drejtësia do jetë ‘vija e kuqe” ndarëse mes atyre që e duan Republikën dhe atyre që duan veten e tyre, më shumë se Republikën.

“Për momentin, në këto vite, që kur ka filluar përpjekja për ta bërë reforma në drejtësi, tani që është vënë në funksion dhe për disa vite të tjera, për mendimin tim do të jetë vija e kuqe. Për momentin  është vija e kuqe ndarëse mes atyre që e duan Republikën dhe atyre që duan veten më shumë se Republikën”, tha ai.

Ai shtoi më tej se beson se këtë gjykim i manifestojnë dhe ndërkombëtarët për reformën në drejtësi.

“Mendoj se ky është dhe i ndërkombëtarëve. Pra, është parametri që ndan, peshon dhe gjykon forcat politike, në këtë pikë opozita është e pakorrigjueshme, dmth, nuk besoj se mund të këtë ndonjë shpresë, që opozita mund të ndryshojë raportin e konsideratës për SPAK”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!