Deputeti socialist Petro Koçi deklaroi në foltoren e Kuvendit se bujqit dhe blegtorët nuk janë profesionistë dhe sipas tij përdorin pesticide pa udhëzimet e duhura. Koçi deklaroi se bujqit i përdorin pesticidet pa kriter duke bërë që të dështojnë sepse produktet në tregun e huaj rezultojnë jo të shëndetshme.
“Bujqit, fermerët dhe blegtorët nuk janë profesionistë. Problem i madh certifikimi i pesticideve. Ndodh që ato nuk janë në cilësinë e duhur. Bujqit i përdorin pesticidet pa kriter. Në tregun e huaj ato rezultojnë produkte jo të shëndetshme dhe prandaj dështojnë. Ka shumë nevojë për më shumë udhëzim nga shteti. Drejtoritë e bujqësisë duhet të marrin përgjegjësi ligjore. Ka nevojë për një organizim më të mirë. Sepse ata nuk janë blegtorë të licencuar.
Nuk janë agronom. Duhet që ky shërbim të vijë në nivelin e duhur që të kemi produkte të shëndetshme. Ka përparime por ka nevojë që askush prej atyre që merren me këtë proces të mos thyejë hundët në treg. Mendoj që për disa procese si ndërtimi i çative dhe mureve rrethuese. Nuk mendoj se një pronar shtëpie të bëjë kontratë me një kompani për një çati”, deklaroi ai.
Socialist foli edhe për shërbimin kadastral në Fier ku tha se shqetësim mbetet vonesa, arroganca, prepotenca dhe korrupsioni.
“Shërbimi kadastral në Fier vazhdon të mbetet shqetësim për mua si deputet për shkak të vonesave. Zyrtarë të caktuar shfaqin prepotencë dhe arrogancë pse jo dhe korrupsion. Njësia administrative Topoj ka një problem të madh që nuk është zgjidhur prej vitesh 63 familje posedojnë tokën fizikisht por jo me letra. Disa familje të tjera kanë dokumentet e tokës por nuk e kanë fizikisht. Duhet zgjidhur ky problem. Ka hapësira të lira”, tha ai./Abcnews.al