Vasili thirret në SPAK/ Pyetet për lobimin e LSI, pagoi 700 mijë dollarë në SHBA

schedule10:30 - 21 Korrik, 2023

schedule 10:30 - 21 Korrik, 2023

TIRANË -Deputeti i PL-së, Petrit Vasili paraqitet në SPAK.

Gazetari Ermal Vija raporton se deputeti ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, prej orës 10:00 i thirrur nga prokurori Sotir Kllapi, për të dhënsë sqarime në lidhje me hetimet e nisura për lobimin LSI, me dyshimin se ka përdorur në fushatën elektorale para që nuk justifikohen.

Lidhur me këtë çështje është thirrur më herët në SPAK edhe deputeti Indrit Braimllari, i cili ka dhënë sqarime disa muaj më parë. Pas daljes nga SPAK, Vasili nuk ka preferuar të japë detaje duke thënë thjesht se është thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni për një vepër penale pa spoecifikuar për çfarë bëhet fjalë.

Kujtojmë që SPAK nisi hetimet pas kallëzimit të ish deputetit Halit Valteri, i cili theksonte se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi. Bëhet fjalë për lobimin në 2017 në SHBA përmes një kompanie guackë në Qipro ku LSI ka nuk deklaruar një shumë prej 700 mijë dollarësh për një takim të ish presidentit të asaj kohe Ilir Meta me Donald Trump.

Në kallëzimin e depozituar nga Valteri, thuhet se LSI nuk ka pasqyruar në KQZ të gjithë shpenzimet duke fshehur në këtë mënyrë lobimin./abcnews.al