Vladimir Petkovic, trajneri i Zvicrës, pas humbjes së pësuar me Italinë, ka dalë para mediave dhe ka pranuar se kundërshtari ishte më lart dhe se mund të shkojë larg në EURO 2020.
“Kemi luajtur kundër një Itali shumë të fortë. Ata na krijuan shumë probleme dhe ne nuk ishim në maksimumin tonë. Pësuam gola, nuk ishim të sigurt dhe kjo nuk është normale për ne.
E kam thënë edhe më parë, Italia nuk vinte pas një fitoreje me Turqinë, por pas 29 ndeshjes të pamposhtur, me lojtarë që kanë shumë cilësi.
Nëse vazhdojnë kështu, ata kanë shanset që të dalin në katër ekipet e para. Janë edhe disa ekipe të tjera që garojnë, do të varet nga ndeshjet direkte”, tha fillimisht Petkovic.
Më tej ai shtoi: “Gabimet tona ishin të dukshme. Do mjaftonte të pyesnit komentatorin e ndeshjes. Gjithsesi të gjithë bëjnë gabime. Nuk ishte një ndeshje ku dhamë 100 për qindëshin tonë.
Po ta kishim bërë do të ishte ndryshe. Italia vrapoi 6 kilometra dhe është një fakt fizik dhe mendor. Ata vrapuan me ritëm të lartë dhe kjo ishte ajo që bëri diferencën”. /abcnews.al