Petkoviç: BE tha për herë të parë se fajin për dështimin e dialogut në Bruksel e ka Kurti

schedule09:11 - 15 Shtator, 2023

schedule 09:11 - 15 Shtator, 2023

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha se edhe pse bisedimet në Bruksel dështuan, Beogradi së paku mund të jetë pak i kënaqur, sepse në raportet pas takimit shkruhej se Beogradi nuk ka faj, ka treguar konstruktivitet dhe se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte ai arsyeja se pse dialogu dështoi.

“Dje në Bruksel u përpoqëm të ruanim paqen dhe jetën e njerëzve, patëm një ditë të vështirë. Nuk ka negociata teknike në Bruksel, por negociata në kushte të pamundura. Vuçiç po flet me Kurtin, i cili refuzon gjithçka”, deklaroi Petkoviç për RTS, duke folur për dialogun e djeshëm mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.

Ai ka theksuar se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka thënë qartë se Kurti nuk është i gatshëm të formojë Asociacionin.

“Beogradi është një palë e prirur për kompromis, por BE-ja gjithmonë pas dialogut ka thënë se të dyja palët duhet të shkojnë drejt një kompromisi, por tani BE-ja ka thënë për herë të parë se Kurti është ai që bëri që dialogu të dështojë”, nënvizoi Petkoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!