Petkov votohet kryeministër i Bullgarisë, vetoja për Maqedoninë nuk ndryshon, e pëson Shqipëria

schedule19:06 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 19:06 - 13 Dhjetor, 2021

Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkov në postin e kryeministrit. Në Parlament, 134 ligjvënës votuan për zgjedhjen e Petkov, ndërsa 104 vota ishin kundër. Tani parlamenti do të votojë strukturën e qeverisë së re. Kjo pritet të jetë qeveria e parë e rregullt që kur kabineti i kryeministrit, Boyko Borisov u rrëzua në prill, për shkak të zemërimit të publikut lidhur me korrupsionin.

Një ditë më parë Petkov deklaroi se Bullgaria nuk do të qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut. “Pozicioni bullgar mbetet ashtu siç është, por ne duam ta përmirësojmë. Nuk duam të vazhdojmë vetëm me deklarata nga të dy anët e kufirit, por duam të ulemi bashkë, ekipe nga sfera të ndryshme, të punojnë për fqinjësi të mirë. Por, në të njëjtën kohë ne do të mbrojmë interesat kombëtare bullgare”, tha Petkov të dielën.

Bullgaria, si shteti anëtar i BE-së, që nga nëntori i vitit 2020 ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Sofja kërkon marrëveshje për identitetin, gjuhën dhe dallimet historike mes dy vendeve. Sofja insiston që Shkupi të pranojë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas, para vitit 1945, kanë pasur prejardhje bullgare.

Shkupi, por edhe Tirana presin që zgjedhjet në Bullgari të pasohen me një ndryshim kursi për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi rrugëtimi për dy vendet është konceptuar në bllok. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!