Kryeministri bullgar Kiril Petkov është shprehur sot se duhet të përmbushen detyrimet që nuk janë nuk janë përfunduar sa i përket marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut. Petkov, siç raporton BTA, është shprehur se të martën më 25 janar do të mbahet mbledhje e përbashkët qeveritare e Bullgarisë dhe Maqedonisë Sofje.
“Kemi mundësi të bëjmë diçka që në 30 vitet e fundit s’është bërë. Nuk do të humbasim asnjë minutë që të arrijmë rezultate”, u shpreh Petkov.
Sipas tij, temë e rëndësishme është ndërlidhja mes dy vendeve duke theksuar nevojë për lidhjen hekurudhore mes dy kryeqendrave si dhe linjën e drejtpërdrejtë të avionit. /abcnews.al/