Mbrëmjen e djeshme, Kylian Mbappe pati një natë magjike në Paris duke komanduar lojën dhe duke “hutuar” mbrojtjen e ‘Los Blancos’.
Messi, lojtari më i mirë në botë dje u eklipsua dje nga Mbappe dhe kjo u pa qartë se francezi ishte kryefjala e ndeshjes.
Për këtë gjë, Emmanuel Petit ka folur për ‘Radio Marca’ duke thënë mendimin e tij.
“Dje u pa qartë se kush është mbreti i Parisit. Mbappe është më i miri, Mbappe është mbreti dhe Leo Messi duhet t’i shërbejë atij. Nëse Messi do ta bëjë këtë gjë, ai do të vlerësohet shumë nga tifozët e PSG-së dhe do ta duan akoma dhe më shumë. A e patë Neymarin? Tentoi disa herë të kombinohej me Messin por nuk po ia dilte me sukses, pastaj ndodhi ajo në minutën e 94-të.
Një pasim me takë për Mbappen nxorri jashtë loje situatën e Real Madrid dhe francezi bëri magjinë duke shënuar golin e fitores”./ h.ll/abcnews.al