Peticion online/ Studentët i kërkojnë Ramës dhe Kushit mbështetje financiare 100 euro në muaj

schedule11:05 - 19 Shtator, 2022

schedule 11:05 - 19 Shtator, 2022

Në prag të nisjes së vitit të ri Akademik, studentët kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria, duke i kërkuar ministres së Arsimit, Evis Kushi dhe kryeministrit, Edi Rama një mbështetje financiare mujore, 100 euro për çdo student.

Studentët kanë hapur një peticion online në portalin “Studentët Denoncojnë” për të mbledhur firmat.

Deri më tani janë mbledhur më shumë se 6000 firma.

Ndërsa në kërkesën zyrtare që studentët i kanë çuar kryeministrit Rama dhe ministres së arsimit, Evis Kushi, shkruajnë se kërkojnë që qeveria të ndërmarrë hapat e nevojshme për të krijuar një buxhet të posaçëm për studentët, pasi kostoja  e jetesës është shtrenjtuar tej mase, me qiratë që kanë shkuar minimalisht 300 euro./abcnews.al/