Një peticion online në Kosovë për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi, brenda pak orësh ka mbledhur rreth 3 mijë firma. Arsyeja për shkarkimin e tij është shkelja e kushtetutës në arrestimin e shtetasve turq një ditë më parë.
Shkarkimi i presidentit Thaçi për shkelje të kushtetutës, ky është emri i peticcionit online në Kosovë i cili brenda 9 orësh ka mbledhur rreth 3 mijë firma. Ky peticion u bë pas arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq të akuzuar për lidhje me Fetulla Gylen, vendim ky që po cilësohet si shkelje e Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit.
Mbrëmjen e së enjtes deri në orët e para të mëngjesit të së premtes mbi 3 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për “Shkarkimin e Presidentit të Kosovës për shkak të shkeljes së rëndë të Kushtetutës”. Ky peticion i drejtohet deputeteve të Kuvendit të Kosovës që të nisin iniciativën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese që Presidenti Thaçi të shkarkohet nga posti I tij
Ndërkohë pamjet ekskluzive të arrestimit të Jusuf Karabina, një prej shtetasve turq, të siguruara nga televizioni kosovar “T7”, kanë bërë bujë në mediat turke. Karabina, ishte një ndër 6 personat e arrestuar dhe deportuar në Turqi.
Media e njohur e Turqisë “Hurryiet” kanë publikuar pamjet arrestimit të njërit prej personave të akuzuar për lidhje me Gylen nga gylenistët që punonte në Kosovë, Jusuf Karabina. Karabina, ishte njëri ndër 6 gylenistët që u arrestua dhe u deportua në Turqi. Megjithatë, informacioni për deportimin nuk është ende zyrtar, pasi për një gjë të tillë nuk janë të njoftuar as familjarët e tyre, as avokati i tyre, por as shteti i Kosovës. Nga dita e djeshme, ende besohet se ata gjenden diku në Kosovë, por ky informacion nuk është zyrtar. Mediat turke thonë se ata janë deportuar, por kjo gjë ende nuk dihet.
KPK i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Durrësit në 15 mars dokumentat e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla po hetohet nga Prokuroria e Durrësit për pastrim parash./abcnews.al