Familja shqiptare Pitomina ka arritur në Francë në vitin 2013, ku dhe kishte kërkuar azil. Por kërkesa e tyre ishte hedhur poshtë në vitin 2015 dhe që nga ajo kohë familja shqiptare ka qëndruar ilegalisht në Francë. Një situatë e tillë ka prekur mësuesit dhe prindërit e nxënësve të shkollës Jean-Moulin, aty ku mësojnë edhe fëmijët e familjes shqiptare.
Një ditë më parë ata ngritën një stendë për të mbështetur duke mbledhur firma për çiftin Kleida dhe Shkëlzen dhe pesë fëmijët e tyre. “Ata janë integruar këtu. Ata duhet të jetojnë këtu”, tha Mireille Peloux, një mësuese e shkollës ku mësojnë fëmijët shqiptarë.
Por kjo nuk është hera e parë që komuniteti i del në mbrojtje kësaj familje. Në fillim të vit një peticion i mbështetur edhe nga shoqata Rrjeti i Edukimit pa Kufij mblodhi shumë firma.
Tashmë 1.068 nënshkrime ishin mbledhur përpara peticionit të mbajtur dje. Por sipas komunitetit duhet të ndërmerren veprime të reja. Një kërkesë për leje qëndrim është dorëzuar dhe po rishikohet./abcnews.al