Kryeministri hungarez Peter Magyar deklaroi sot se beson që, pas përfundimit të luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian do t’i rikthehet blerjes së gazit rus për shkak të kostos më të ulët krahasuar me gazin që transportohet përmes Detit Baltik.
Në një intervistë për gazetën polake “Rzechpospolita”, Magyar tha se qeveria e tij synon të punojë për diversifikimin e furnizimeve energjetike, duke i kushtuar rëndësi të veçantë sigurisë së furnizimit dhe çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare.
Ai theksoi se Hungaria do të vazhdojë të mbajë në fokus interesat ekonomike dhe energjetike të vendit, në një kohë kur Evropa po përballet me sfida të mëdha në sektorin e energjisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe tensioneve me Rusinë.
Duke iu përgjigjur kritikave se Hungaria vazhdon të importojë gaz dhe naftë nga Rusia, gjë që sipas kundërshtarëve kontribuon në financimin e luftës, Magyar deklaroi se “gjeografia nuk ka ndryshuar”, duke nënvizuar varësinë energjetike të vendit të tij nga burimet ruse.


