Arsenal zhgënjeu të gjithë tifozët e saj një ditë më parë në barazimin 1-1 në çerekfinalen e Europa League kundër Sparta Praha. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për londinezët, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 86-të takimit, falë Nicolas Pepe.
Megjithatë, gëzimi nuk zgjati shumë për ta sepse miqtë barazuan pesë minuta më vonë. Rezultati nuk ndryshoi më dhe gjithçka u mbyll 1-1. Sigurisht që pati nervozizëm tek skuadra e Arsenal, ku më i prekuri duket Granit Xhaka.
“Largojeni atë m** topi nga aty”, mësohet mësohet t’iu ketë bërtitur Xhaka shokëve të skuadrës pas pësimit të golit. Tashmë, ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Çeki, ku të besuarit e MIkel Artetës do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin për në gjysmëfinale. /abcnews.al