Pëson atak kardiak në zyrë, ndërron jetë kryebashkiaku në Turqi

schedule20:21 - 20 Qershor, 2023

schedule 20:21 - 20 Qershor, 2023

Kryebashkiaku i AKP Erenler Fevzi Kiliç, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Sipas mediave vendase, Kiliç, 59-vjeç, ndërroi jetë pasditen e sotme, ndërsa sipas dëshmitarëve, kryebashkiaku ka qenë në zyrën e tij duke punuar. Punonjësit e bashkisë ishin ata që lajmëruan urgjencën, dhe u transportua me urgjencë për në spital.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Kiliç nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!