Pëson atak kardiak, ndahet nga jeta aktori i njohur turk

schedule15:58 - 1 Shtator, 2020

schedule 15:58 - 1 Shtator, 2020

Një lajm i hidhur vjen nga kinematografia turke. Sipas mediave vendase, aktori i njohur Haldun Boysan, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të serialit televiziv “Maria ile Mustafa”.

62-vjeçari thuhet se kishte pësuar atak kardiak në hotelin ku po qëndronte. Ai u dërgua në spital nga një ambulancë pasi ekipi njoftoi gjendjen e tij, por fatkeqësisht nuk arriti të shpëtonte.

Kush ishte aktori turk, Haldun Boysan?

Haldun Boysan lindi më 6 korrik 1958 në Ankara. Ai është i diplomuar në Kolegjin TED Ankara. Më vonë punoi në Teatrin e Artit të Ankarasë dhe Teatrin e Qytetit të Stambollit.

Në 1999, ai fitoi ‘Çmimin e Aktorit më të Mirë’ në Festivalin e 11-të të Filmit në Ankara për interpretimin e tij në filmin ‘Gemide’. Haldun Boysan ishte një tifoz i zjarrtë i ‘Beşiktaş’. Artisti ka qenë pjesë në shumë seri televizive dhe filma të njohur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!