Pëson arrest kardiak, shuhet në moshën 37-vjeçare ish-trajneri i Gurit

schedule17:17 - 13 Gusht, 2021

schedule 17:17 - 13 Gusht, 2021

Ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare Franck Berrier, ish-mesfushori francez. Gjatë karrierës si futbollist luajti me skuadra si Caen dhe Standart Liezh, teksa dy vite më parë u tërhoq nga futbolli aktiv.

Berrier nisi punën si skaut me belgët e Mechelen, ndërsa në marsin e këtij viti u emërua si zv trajner i Oostende, klub pjesë e të cilit ishte edhe Sidrit Guri në tre vitet e fundit.

Një arrest kardiak teksa po merrej me sport, e largoi nga kjo jetë në moshë fare të re, teksa të shumta janë homazhet e ish-klubeve të tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!