Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka pësuar infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, ku pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Korçës u nis me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.
Abc neës mësoi se diplomati ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pasi kreu ekzaminimet e nevojshme të zemrës në një nga spitalet private të vendit.
Diplomati, i është nënshtruar vendosjes së stentit koronar, i cili ndihmon në hapjen e arteries për qarkullim më të mirë të gjakut dhe funksion më të shëndetshëm të zemrës.
Sipas burimeve policore ambasadori ndodhej në fshatin turistik të Voskopojës për të pushuar me bashkëshorten, dhe nuk ka patur takim pune në qarkun e Korçës. Shkurov është ambasador i Ukrainës në Shqipëri që prej vitit 2020.
/abcnews.al

