Pësoi hemorragji cerebrale gjatë pushimeve, mësohet gjendja e “legjendës” holandeze në spital

schedule13:36 - 8 Korrik, 2023

schedule 13:36 - 8 Korrik, 2023

Prej ditës së djeshme, ish-portieri legjendar i Ajax, Manchester United dhe Kombëtare holandeze, Edëin Van der Sar është nën kujdes intensiv, pas hemorragjisë cerebrale, që pësoi gjatë pushimeve që po kalonte në bregdetin kroat.

Teksa nuk kishte asnjë informacion mbi gjëndjen e ish-“gardianit”, klubi i Ajax ka vendosur të sqarojë tifozët mbi gjendjen e “legjendës” holandeze, teksa me anë një postimi në profilet zyrtare të klubit kanë njoftuar se gjendja e “shtatlartit” është stabël pavarësisht se ndodhet ende në reanimacion.

“Edëin Van der Sar do të qëndrojë nën kujdesin intensiv për momentin. Gjendja e tij është e qëndrueshme por ende shqetësuese. Ajax e ndan këtë informacion në emër të Anamari Van Der Sar, gruaja e Edvin. Familja Van der Sar, së bashku me Ajax, janë mirënjohës dhe thellësisht të prekur nga mesazhet e shumta mbështetëse”,-shkruhej në postimin e klubit holandez. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!