Pësoi frakturë: Abrashi operohet sot, Grasshopper jep detajet e dëmtimit

schedule09:20 - 11 Gusht, 2021

schedule 09:20 - 11 Gusht, 2021

Amir Abrashi është një luftëtar i vërtetë dhe kjo shpesh i lë edhe “plagë”. Grasshopper jo më kot i ka besuar shiritin e kapitenit mesfushorit, i cili në ndeshjen e fundit kundër Lausanne ka pësuar një frakturë.

Abrashi ka thyer mollëzën e faqes dhe ditën e sotme do të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale, sikurse njofton klubi zviceran i futbollistit të kombëtares shqiptare.

Kështu ai e humbet ndeshjen e Kupës së Zvicrës ndaj FC Widanu të dielën, pasi do të kthehet në stërvitje vetëm në fillim të javës së ardhshme.

Mes shumë mundësi Abrashi në vazhdim do të duhet të luajë me maskë, për t’u mbrojtur nga ndonjë goditje tjetër që mund të marrë në vazhdim. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!