Adoleshenti që mbeti i plagosur mbrëmjen e së dielës në Korçë është transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
14 vjeçari u plagos pas një konflikti me disa bashkëmoshatarë, të cilët e goditën me sende të forta në kokë, duke i shkaktuar fraktura të rënda në kafkë.
Burime nga spitali thanë mbrëmjen e së dielës për gazetarin Roland Beqiraj se 14-vjecari ndodhej në reaminacion dhe pritet të dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar./abcnews.al