Mesfushori i Everton, Andre Gomes, po vazhdon fazën e rikupermit nga ai dëmtim që pësoi në fillim të nëntorit. Në ndeshjen që Evertoni barazoi 1-1 në shtëpi kundër Tottenham, portugezi pësoi një ndërhyrje horror nga sulmuesi i ‘Gjelave’, Heung-Min Son.
Pas testeve, Gomes kreu ndërhyrjen kirurgjikale në kavilje dhe mjekët parashikuan një mungesë të mesfushorit nga 6 muaj deri në 1 vit të plotë. Por, mesa duket rikuperimi i tij ka shkuar më mirë nga se prisnin, pasi 26-vjeçari ka filluar stërvitjen në palestër.
Flitet se për dy javë, Andre Gomes do të jetë i gatshëm të rifillojë stërvitjen me top. Një lajm i shkëlqyer ky për trajnerin e Evertonit, Carlo Ancelotti. Pas vetëm 3 muajsh, portugezi duket se është gati të rikthehet në fushë. Gomes numëron 35 ndeshje me fanellën e Evertonit, që nga mbërritja e tij në Premier League në vitin 2018. /abcnews.al