Pësoi dëmtime në kokë, presidenti i Brazilit anulon udhëtimin në samitin e BRICS

schedule22:56 - 20 Tetor, 2024

schedule 22:56 - 20 Tetor, 2024

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva anuloi të dielën udhëtimin e tij në Rusi për samitin të marrë pjesë në samitin e BRICS, pasi lëndoi kokën në një aksident në shtëpinë e tij, raportuan mediat e huaja.

Sipas një raporti mjekësor, presidenti brazilian është dëmtuar në lobin okupital në pjesën e pasme të kokës dhe për këtë arsye iu këshillua që të shmangte udhëtimet ajrore në distanca të gjata.

Në një deklaratë, zyra presidenciale tha se Lula do të marrë pjesë në samit përmes videokonferencës.

Forumi diplomatik i themeluar 15 vjet më parë nga tregjet e mëdha në zhvillim, Brazili, Rusia, India, Kina është zgjeruar që atëherë duke përfshirë Afrikën e Jugut, Egjiptin, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./abcnews.al