Aventura e 34 vjeçarit Alban Pashollari dhe shokut të tij për tu larë në ujërat termal të Treganit në Elbasan në orët e vona të darkës ka përfunduar në tragjedi.
Pasi kanë kanë hapur vetë rubinetat e vaskave për t’i mbushur ato me ujë termal, dy të rinjtë janë futur në to pa leje nga stafi i hotelit.
Mësohet se ndërsa qëndronin në ujë ata konsumonin pije alkoolike. Pas disa minutash, Alban Pashollari është ndjere keq dhe menjëherë shoku i tij ka kërkuar ndihmë. Ngjarja ka alarmuar edhe personat e tjerë që ishin akomoduar aty.
“Dëgjuam britma. Ndihmë, Ndihmë. Njerëzit kishin frike t’i afroheshin. U thirr ambulanca por ishte vonë. Ata kishin ardhur vonë, kishin pirë 4 – 5 birra.”
34 vjeçarit iu dha ndihma e parë nga personeli i hotelit dhe më pas është transferuar në spitalin e Elbasanit, ku ka ndërruar jetë. Nga ekspertiza paraprake, dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak./Abcnews.al/