Ditën e djeshme Barcelona në një deklaratë zyrtare për shëndetin e Kun Agueros dhe lajmin aspak inkurajues për klubin sepse argjentinasi të paktën 3 muaj do të jetë jashtë fushës.
Aguero ndjeu shqetësime në zemër gjatë ndeshjes së ditës së shtunë përballë Alaves, ku më pas u transferua urgjent në spital.
Që nga ajo ditë ai është i shtruar në spital dhe megjithëse nuk ka pasur një raport zyrtar mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore, disa burime flasin se Kun pësoi një aritmi kardiake.
Sulmuesi ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale duke deklaruar se ndjehet mirë: “Jam mirë dhe më shumë kurajo për të përballuar procesin e rikuperimit. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për kaq shumë mesazhe mbështetjeje dhe dashurie që e bëjnë zemrën time më të fortë sot”.