Pësoi aneurizëm në tru, mjekët i kërkojnë familjes së aktorit të vendos për fundin e jetës së tij

schedule15:14 - 28 Shkurt, 2023

schedule 15:14 - 28 Shkurt, 2023

Familja e Tom Sizemore, pas nxitjes së mjekëve, “vendos për fundin e jetës” të aktorit amerikan, i cili është shtruar prej dhjetë ditësh në spital me aneurizëm në tru, sipas menaxherit të tij.

61-vjeçari, i njohur për rolet në filma si “Saving Private Ryan”, “Black Hawk Down” dhe “Natural Born Killers”, ka pasur probleme me drogën dhe madje është burgosur për dhunë në familje.

Siç raportojnë mediat amerikane: “Sot mjekët informuan familjen e tij se nuk ka asnjë shpresë dhe i rekomanduan t’i jepte fund jetës. Familja është duke diskutuar këtë çështje dhe do të bëjë një njoftim të mërkurën”.

Familja kërkon që njerëzit të respektojnë privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë dhe janë mirënjohëse për mijëra mesazhet e mbështetjes që kanë marrë.

Sizemore u bë i njohur gjerësisht në vitet 1990 dhe në 1998 luajti bashkë me Tom Hanks në filmin fitues të Oskarit Saving Private Ryan. Filma të tjerë në të cilët ai u shfaq ishin “Pearl Harbor”, “Heat and True Romance” dhe filmi televiziv i vitit 1999 “Witness Protection” për të cilin ai u nominua për Golden Globe.

Fama dhe abuzimi e shtynë atë të shkruante një libër për varësinë nga heroina.

Në vitin 1997, ai u arrestua me dyshimin për sjellje abuzive ndaj gruas së tij, aktores dhe tenistes Maeve Quinlan. Të dy u divorcuan dy vjet më vonë.

Në vitin 2003, ai u dënua me gjashtë muaj burg për rrahjen e partneres së tij Heidi Fleiss dhe u urdhërua të përfundonte një program rehabilitimi.

Vitet e fundit, ai u shfaq në serialin hit të Netflix ‘Cobra Kai’ dhe pati një rol në ringjalljen e vitit 2017 të ‘Twin Peaks’ të David Lynch./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!