Legjenda e golfit dhe një nga sportistët më në zë në botë, Tiger Woods pësoi dje një aksident të rëndë me makinë. Fatmirësisht ai arriti të mbijetojë, por ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë.
Familjarët e tij kanë dhënë të reja rreth shëndetit të amerikanit, i cili dje iu nënshtrua një ndërhyrje urgjente kirurgjikale, e cila fatmirësisht ka kaluar me sukses.
What to Know About Tiger Woods’s Car Crash https://t.co/rNDG9womO1 BY KEVIN DRAPER AND ALAN BLINDER
— Avery De Jesus Ocampo (@AngelOcampoVA) February 24, 2021
Ai ka pësuar fraktura në pjesën e poshtme të këmbës dhe mjekët janë detyruar të vendosin hekur dhe vida për të rehabilituar dëmtimet e amerikanit.
Woods gjithashtu ka të çara dhe ënjtje në këmbët e tij. Mësohet se ai është i ndërgjegjshëm, ka dalë nga reaminacioni dhe po kurohet në një dhomë normale, pa ndihmën e pajisjeve të specializuara. /abcnews.al