Pësoi aksident, humb jetën 16-vjeçari shqiptar në Gjermani

schedule18:06 - 3 Shkurt, 2022

schedule 18:06 - 3 Shkurt, 2022

Një 16-vjeçar me prejardhje nga fshati Peran i Podujevës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi u ka shprehur ngushëllimet familjarëve për vdekjen e të miturit, ndërsa bën të ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 15:00 në varrezat e fshatit Peran.

Postimi i tij i plotë:

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij. Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!